Çelet në Londër bienalja e dizajnit, përfshihet artisti robot

02/06/2023 12:22

Edicioni i katërt i Bienales së Dizajnit në Londër çeli dyert në kryeqytetin britanik duke mbledhur te interesuar nga e gjithë bota, të ftuar të eksplorojnë forma të reja bashkëpunimi në këtë fushë.

“Ne duam të shohim mënyrat sesi ta bëjmë botën një vend më të mirë përmes lenteve të dizajnit. Ekziston një lloj bindjeje se dizajni është disi i këndshëm për t’u pasur, por jo absolutisht i nevojshëm. Unë mendoj se kjo ekspozitë tregon se në fakt, dizajni dhe mendimi i stilistëve qëndron në thelbin e prodhimit të objekteve dhe ndihmon në zgjidhjen e sfidave.”- tha Victoria Broackes, organizatore.

Projektet nga mbi 40 pjesëmarrës do të ekspozohen në Somerset House deri më 25 qershor, duke shfaqur teknika të ndryshme projektimi e duke eksploruar tema që nisin nga mjedisi e deri tek inteligjenca artificiale.

Në pavijonin kilian, instalimi “Materia e Huazuar” e fletëve bio-tekstile të varura nga tavani shpalos mënyrat e përdorimit të celulozës së drurit — një material i rinovueshëm dhe i biodegradueshëm – me qëllim krijimin e fibrave natyrale dhe reduktimin e niveleve të prerjes së pyjeve tropikale.

Në një pavion tjetër, shkencëtarët dhe dizajnerët e kolektivit “Automorph Netëork” bashkëpunuan për një instalim që fokusohet në materien vetëformëzuese, materiale që nuk janë vetëm pjesë pasive e dizajnit, nga sa pohojnë organizatorët, por edhe pjesëmarrës aktivë në proces.

Në Bienale u prezantuan edhe vepra të një artisti robot, në një kohë kur inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme në jetën e përditshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA