Foto ilustruese

Një 16-vjeçare ka mbetur e plagosur natën e kaluar në Shkodër, pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Naim Gjylbegu”, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë. Ndërkohë, sot është arrestuar shoferi i mjetit tip “Opel”, 54-vjeçari me iniciale Xh. H.

Adoleshentja ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër kanë arrestuar shtetasin Xh. H., 54 vjeç, banues në lagjen ‘Naim Gjylbegu’, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, ka aksidentuar një shtetase 16 vjeç, banuese në fshatin Pulaj, Velipojë, këmbësore, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në kujdesin e mjekëve“, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA