Shpesh lëvozhgët e vezëve i hedhim në plehra pa ditur se si ato mund të na shërbejnë më tej.

Duhet të dini se ato përmbajnë shumë kalcium, i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kocave tona. Ju mund t’i konsumoni lëvozhgat për të përmirësuar shëndetin tuaj, por mbani mend se ato duhet të pastrohen mirë para konsumit.

Lëvozhgët nuk ushqejnë vetëm trupin tonë, ato mund të përdoren fare mirë edhe si ushqyes për bimët tuaja. Mjafton t’i copëtoni dhe t’i vendosni sipër si plëhur.

Përdorimet e lëvozhgave të vezëve janë të gjera, por në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me një tjetër përdorim i cili është mjaft efektiv për ata që gatuajnë.

Përdorini lëvozhgët e vezëve për të mprehur thikat e mikserit tuaj.

Sigurisht që ju mund t’i përdorni lëvozhgët e vezëve për të mprehur brisqet e mikserit.

Prandaj është e rëndësishme që t’i ruani lëvozhgët e mbetura në frigorifer. Në këtë mënyrë, nuk ju duhet t’i lani dhe asnjë material organik mbi to nuk do të kalbet.

Në momentin që mendoni se thikat e mikserit tuaj kanë nevojë për tu mprehur, nxirrni lëvozhët e ruajtura dhe përdorini si më poshtë.

Vendosini në mikser dhe shtoni ujë derisa ato të mbulohen plotësisht. Filloni përpunimin e tyre derisa lëvozhgët të jenë kthyer në pluhur.

Pasi të përfundoni këtë proces, kini kujdes që ujin të mos e hidhni më pas në lavaman, sepse mund të bllokojnë tubat. Hidhini në koshin e plehrave ose më mirë akoma kullojini në plehun e bimëve. Sepse siç u përmend edhe më lart kjo do t’i ushqejë më së miri bimët tuaja.

Në fund, pastroni mirë mikserin dhe provoni efikasitetin e kësaj metode.

Kjo është një mënyrë shumë e thjeshtë, e cila nuk kushton. Dhe sigurisht, ju mund ta përsërisni sa herë të jetë e nevojshme të mprihni thikët e mikserit tuaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA