Transferimi i Akademisë së Albanologjisë, Gjinushi: Ardhja pranë nesh rrit bashkëpunimin dhe lehtëson punën shkencore

01/06/2023 11:26

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka deklaruar se vendimi i ministrisë së Arsimit për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike do të rrisë bashkëpunimin dhe lehtësojë kërkimin shkencor shqiptar.

“Do të punohet për të rritur kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor në tërësi. Ardhja e ASA-s pranë nesh lehtëson punën shkencore dhe rrit bashkëpunimin.

Ligji për arsimin e lartë rregullon funksionimin e shkollave të larta. Atëherë ASA s’duhet të zgjidhte ose të bëhet shkollë e lartë ose të dalë nga institucionit. Pjesën e shkollës së lartë ASA nuk e do as vetë. Sepse ajo do e linte Shqipërinë pa Institute Albanalogjike.”-tha Gjinushi.

Si do të funksionojë buxheti?

“Kjo është pyetje për të kuptuar ndryshimin qartazi. Administrohej përmes Bordit të Administrimit, tani do vijë përmes akademisë. Ligji e ri e thotë qartë, buxheti del më vete. Thuhet nuk bëhet asnjë shpenzim pa firmë të drejtorit”-tha Gjinushi.

Akademia e Studimeve Albanologjike, me vendim qeverie, do të riorganizohet. Kjo do të thotë se institutet edhe njësitë përbërëse të saj do të funksionojnë si autonome pranë Akademisë së Shkencave. Ministrja e arsimit, Evis Kushi tha se ky vendim erdhi pas një pune disa mujore, ku krahas parregullsive janë gjetur edhe shkelje të rënda ligjore.

Top Channel