Një 64-vjeçar është kërcënuar dhe goditur me sende të forta pas një sherri për vendosjen e shezlloneve në plazhin e Velipojës.
Një 31-vjeçar D.T po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa 2 perona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se dy te rinj, S.M 27 vjeç dhe Z.M 27 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarit dhe i kanë dëmtuar makinën në lëvizje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe S. M., 27 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur shtetasin S. H., 64 vjeç, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlloneve. Vijon puna për kapjen e shtetasve Z. M dhe S. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel