Dy shqiptarë janë sulmuar sot nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës.

Mësohet se dy shqiptarët kanë qenë duke u kthyer nga Mitrovica e Veriut drejt Mitrovicës së Jugut teksa janë sulmuar nga persona me maska.

Policia e Kosovës nuk ka mundur t’i arrestojë ndërsa hetuesit po marrin në pyetje të lënduarit për zbërthimin e ngjarjes.

Protestuesit ndërkohë kanë filluar të shpërndahen. Dhjetëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes për protestë tek ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pavarësisht thirrjeve të institucioneve të Kosovës.

Thirrja për protestë është bërë përmes rrjeteve sociale dhe Policia e Kosovës ka deklaruar se e njëjta po përhapet nga persona të panjohur dhe profile të dyshimta. Personat e mbledhur kanë kënduar këngë si “besa besë”, “jo nuk ndahet Mitrovica”, si dhe kanë brohoritur “UÇK”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA