Ministri i Brendshëm i Kosovës: Serbët po detyrohen për pjesëmarrje në protesta
01/06/2023 14:46
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qytetarët serbë në komunat veriore janë të kushtëzuar që ta dalin në protesta e organizime të drejtuara nga subjekti politik serb, Lista Serbe.
“Haptazi ky është një mjet për të ndërmarrë veprime të mëvonshme ndaj atyre që nuk kanë qenë prezent në protestë”, ka shkruar ministri Sveçla në rrjetet sociale.
Ministri Sveçla tha se këto veprime duhet të ndalen në mënyrë që qytetarët serb të Kosovës të jetojnë pa presione e kërcënime.
Top Channel