I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 47-vjeçari në Shkodër, pritet ekstradimi në Itali

01/06/2023 11:34

Një 47-vjeçar nga Shkodra është arrestuar dhe do ekstradohet në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane

Armand Dani (Isaj) është  vënë nga policia në lagjen “Dobraç” në Shkodër.

47-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novaras, Itali e ka dënuar me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Ai duhet të vuajë nga dënimi total, edhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA