‘Fëmijët e ishullit famëkeq’ të abuzimit mohojnë se kanë njohur Jeffrey Epstein (fotot)

01/06/2023 21:31

Një imazh që është bërë viral së fundmi në rrjet duket se tregon pedofilin famëkeq Jeffrey Epstein me dy djem të vegjël në atë që njihet si ishulli i tij privat i abuzimeve.

Në imazhin që duket i vërtetë, një prej djemve ngjan shumë me financierin abuzues dhe i ka dhënë zë opinioneve se fëmijët janë të lindur nga milioneri amerikano-hebre, gjatë abuzimeve të tij me vajzat që mbante në pronat e tij, ndersa te tjera pretendime thone se imazhi eshte i rreme.

Në të tjera opinione në rrjetet sociale sugjerohet se djemtë janë Franky e Alex Venegas, të njohur gjithashtu me emrin ‘Djemtë e Ishullit’.

Foto qarkullon në rrjetet sociale prej prillit.

Në të Epstein pozon në plazh me katër djem, dy prej të cilëve para tij, që duken të racës së bardhë kaukaziane.

Ishulli tropikal Little St James i përfshirë në Virgin Islands që i përkasin SHBA, ishte një parajsë natyrore dhe gjithashtu qendra e një rrjeti ndërkombëtar trafiku seksi dhe të miturish.

Epstein, i cili vdiq në burg pak pas arrestimit në 2019, raportohet se ftonte për zbavitjet abuzive seksuale në ishullin e tij, shumë figura të njohura të politikës artit e biznesit, por megjithë akuzat asnjë nga bashkëpunëtorët nuk ka dalë para ligjit.

Një ankesë kriminale të prokurorinë e US Virgin Islands ka deklaruar se ishulli privat i Epstein ishte ‘streha e përkryer e trafikantëve të vajzave të reja apo nën moshë për sulme e abuzime seksuale’, ndërsa zhvillime të hetimeve ende nuk janë raportuar.

Ishulli i Epstein kishte për fat të keq të gjitha kushtet e krijimit të teorive të ndryshme të konspiracionit por foto e fundit me fëmijët e Djemve të Ishullit e rreth 10 viteve më parë, duket se tregon saktësisht atë që ka ndodhur, shkruajnë mediat britanike.

Djemtë e ishullit raportohet se janë gjallë dhe kanë deklaruar se nuk e kanë njohur kurrë Epstein derisa ai nisi të dilte në lajme për krimet e tij monstruoze.

Alex ka deklaruar se as ai dhe as i vëllai nuk janë larguar nga shtëpia e tyre në Florida derisa mbushën 18.

Ata pretendojnë gjithashtu se imazhi është i rremë, dhe ndoshta në këtë rast është vërtet kështu.

 

Foto u shfaq fillimisht në faqen @aiartisking, dhe një kontroll nga agjencia PolitiFact konfirmonte se ishte krijuar me inteligjencën artificiale AI.

FOTO GALERI
2/3
Në të tjera opinione në rrjetet sociale sugjerohet se djemtë janë Franky e Alex Venegas, të njohur gjithashtu me emrin ‘Djemtë e Ishullit’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA