“Duhet shumë punë”, KE: Zgjerimi i Ballkanit perëndimor sa më shpejtë të jetë e mundur

01/06/2023 17:14

Zëdhënësit e Komisionit Evropian, Ana Pisonero dhe Eric Mamer, deklaruan se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një investim gjeostrategjik në stabilitetin dhe sigurinë e përbashkët, për të cilën duhet  të punohet sa më më shumë.

Pisonero shprehu se KE është duke dhënë gjithë mbështetjen për vendet partnere që të avancojnë dhe të përshpejtojnë reformat që nevojiten për të vazhduar ecjen përpara në rrugën e integrimit.

“Ballkani Perëndimor është prioritet, dhe zgjerimi i tij është prioritet. Për atë që na përket ne, ne jemi këtu duke sjell të gjithë mbështetjen që mundemi për vendet partnere që të avancojnë dhe të përshpejtojnë reformat që nevojiten për të vazhduar ecjen përpara në rrugën drejt BE-së”, tha Ana Pisonero-Zëdhënësja e Komisionit Europian.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Eric Mamer, i cili theksoi se Komisioni Europës qëndron prapa procesit të zgjerimit.

“Komisioni qëndron prapa procesit të zgjerimit, qëndron pas përgatitjeve për anëtarësim të vendeve të interesuara, po jep mbështetje, po i mbështet këto vende me të gjitha mundësitë e saj. Mendoj se kjo është demonstruar gjerësisht gjatë muajve dhe viteve të fundit”, u shpreh  Eric Mamer- Zëdhënësi i Komisionit Europian.

Ndër të tjera ai shtoi se ky është një proces i cili menaxhohet nga një sërë institucionesh sipas procedurave shumë, shumë specifike.

 

Top Channel