Vrasja e një 15 vjeçari në Gramsh nga një bashkëmoshatar i tij pranë ambienteve të shkollës ngre alarmin për adoleshentët e sotëm dhe brezin e ardhshëm që do ketë në dorë fatet e vendit.

Në puntatën e kësaj të mërkure, “Inside Story” do të zbardhë të plotë dosjen hetimore të ngjarjes shokuese dhe rritjen e frikshme të konflikteve në shkolla me adoleshentë që frekuentojnë të pajisur me armë të ftohta.

Shifrat zyrtare flasin për një rritje të agresivitetit tek të rinjtë teksa mosha e tyre që përfshihen në konflikte me armë ka zbritur deri në 11 vjeç.

Përveçse po vrasin njëri-tjetrin, adoleshentët e sotëm gjithmonë e më shumë po ngrenë dorën edhe mbi mësuesit e prindërit e tyre.

Qindra janë fëmijët që kanë rënë pre e dhunës në institucionet e arsimit. Reformat në arsim, me komponentët e rëndësishëm si psikologu dhe oficeri i sigurisë duket se nuk po japin rezultat dhe nuk po shtrihen në të gjitha shkollat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA