Parandalohet atentati në Berat, shpallen në kërkim 3 anëtarë të grupit kriminal! Sekuestrohen armët

31/05/2023 10:34

Jeta e një personi që ishte objektiv i një atentati mafioz të një grupi kriminal u shpëtua falë njoftimit të policisë Berat.

Atentati ishte planifikuar të kryhej të martën mbrëma ku personat tashmë të shpallur në kërkim  Ali Shehu, Ermal Gora dhe kosovari Hamit Berisha  duke përdorur 2 armë me silenciator, maska, doreza si dhe një motor të vjedhur do të kryenin eliminimin.

Pas marrjes se informacionit për atentatin që po planifikohej policia e Beratit organizoi disa postblloqe në qytet dhe në fshatra të cilat nuk mundën të kapin në flagrancë autorët por ushtruan presion ndaj tyre për të hequr dorë nga vrasja dhe për të braktisur armët dhe makinën

Automjeti i të dyshuarve u gjet i fshehur dhe Brenda tij u gjet motori i vjedhur, me 2 skafandra, veshje kamuflazh dhe armët. Në banesën e Ermal Gorës policia gjeti dhe radiomarrëse, dorashka dhe sende të tjera që dyshohet se do përdoreshin në vrasje. Ajo që bie në sy në sendet e sekuestruara nga uniformat blu janë dhe 2 makina lodër me telekomandë që dyshohet se do të përdoreshin nga atentatorët.

Dy prej të shpallurve në kërkim Arli Shehu nga Korça dhe Ermal Gora nga Tirana nuk janë emra të panjohur për drejtësinë dhe agresivitetin e tyre me armët e kanë treguar që në qershor 2013  kur në bashkëpunim me njëri tjetrin tentuan të vrasin pronarin e një kazinoje në Maliq pasi kishte humbur një shumë të konsiderueshme parash. Pas denoncimit të tij Shehu dhe Gora u arrestuan por mesa duket  burgu nuk I largoi nga rruga e telasheve dhe tashmë ata janë pjesë e një grupi kriminal dhe janë në kërkim për së paku 3 vepra penale.

Top Channel