Këngëtarja Era Rusi, e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ka treguar detaje nga karriera e saj muzikore dhe kënga e saj re, “Kur të merr malli”.
Shpesh shumë artistë në studio shprehen se janë ndarë me festivalet dhe janë mërzitur ose janë zhgënjyer sepse nuk kanë marrë asnjëherë atë që kanë dashur. Po Era çfarë mendimi ka?
Të gjitha këto qëndrojnë por kur vjen koha e festivalit i harrojmë.(qesh) Shiko në vendin tonë nuk është se kemi shumë mundësi për t’u shfaqur në skena të mëdha kështu që dëshira është shumë e madhe dhe prandaj gjithmonë i harrojmë këto backstage-t e çdo festivali. Por unë mendoj që në fund fare gjithmonë ajo që mbetet është një këngë e bukur. Prandaj unë jam munduar të risjell në festival diçka të bukur ose një këngë që përfaqëson Erën. Jo një këngë që i duhet le të themi tregut. Edhe pse kam bërë edhe këngë komerciale por prapë kanë qenë cilësore dhe i kanë rezistuar kohës siç është “Gjuju”.
Me cilën nga këngët e saj mendon Era se do të ishte një përfaqësim i denjë i vendit tonë në Eurovision Song Contest?
Shumë njerëz më kanë thënë për “Gjuju” që do të donin të ishte në Eurovision. Unë mendoj që kënga “Eja merre” që kam qenë në festival ka qenë një këngë e denjë për Eurovision. Ka patur shumë këngë të bukura tani që e mendoj.
Duke qenë një artiste me shumë vite karrierë të suksesshme a ka menduar Era Rusi që të zhvillojë një koncert recital?
E kam menduar, më shkoi mendja thashë pse jo. Është një shpenzim shumë i madh që për momentin nuk e di sa mund të përballohet e para dhe e dyta mendoj që nëse do të bëja një ditë një recital do të bëja diçka të çmendur. Do të vijë ajo ditë por mendoj që është një tjetër fazë. Kemi disa gjëra të reja për të bërë deri atëherë.
A do të ndryshonte Era Rusi për një person nëse do ta donte shumë?
Unë mendoj që me vetëdije apo pa vetëdije të gjithë ndryshojmë nga pak ose përshtatemi. Disa kompromise duhet t’i bësh.
Nuk kemi gjë në horizont?
Mos u merr me llafe.(qesh)/ TAR
Top Channel