Ushqyerja, kremrat kundër diellit dhe stili i jetesës janë pjesë e arsenalit të nevojshëm për të qenë të mbrojtur nga rrezet e dëmshme.

Ekspertët e AgroWeb.org janë të mendimit se mbrojtja nga dielli mund të jetë shumë natyrale, sidomos nëse konsumoni fruta dhe perime të pasura me antioksidantë, të cilët janë në gjendje të parandalojnë dëmet e shkaktuara nga dielli, si jashtë ashtu edhe brenda trupit.

Karotenoidët. Janë pigmentë që gjenden te shumë perime dhe fruta me ngjyra të verdha, të kuqe dhe portokalli. Karotenoidët bimorë ofrojnë mbrojtje kundër rrezeve të tepërta të diellit. Përdorimet e brendshme dhe të jashtme të karotenoidëve mbrojnë lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga rrezet Ultra Vjollcë.

Karotenoidët më të dëgjuar janë beta karoteni dhe likopeni. Studimet klinike kanë treguar se ato pakësojnë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezeve UV dhe ofrojnë mbrojtje kundër dëmeve të diellit.

Beta karoteni. Konsumimi i rregullt i suplementëve me beta karoten për të paktën 10 javë ka treguar që mbron lëkurën nga djegiet e diellit. Studime të shumta kanë treguar që aplikimi i beta karotenit në lëkurë (në vend të suplementeve) luan rol mbrojtjës, megjithatë ky rol është inferior në krahasim me karotenoidët e marrë nga ushqimi. Rigjenerimi i vazhdueshëm i shtresave të lëkurës, e bën nevojën për karotenoidë më të madhe dhe më të vazhdueshme se aplikmi i pjesshëm në lëkurë.

Likopeni. Gjendet në sasi domethënëse te domatet. Konsumimi i rregullt për të paktën 10 deri në 12 javë e mbron lëkurën nga dielli. Salca e domates (e bërë në shtëpi) është një burim i pasur i likopenit dhe shpesh përdoret si suplement në shumë studime klinike. Antioksidantë të tjerë përfshirë edhe acidet yndyrore dhe çaji jeshil arrijnë të mbrojnë lëkurën nga dielli.

Acidet yndyrore Omega-3 arrijnë të ulin ashpërsinë e dëmeve të shkaktuara nga dielli. Një studim  tregoi se konsumimi i acideve yndyrore Omega 3 nga ushqimi zbuste plakjen e lëkurës si pasojë e diellit. Dozat e larta të acidit eikosapentaenoik, pjesë e Omega 3, rrit tolerancën e lëkurës ndaj rrezatimit UV. Aplikimi në lëkurë i këtij acidi ka disa efekte mbrojtëse, por nivelet e tij lartësohen ndjeshëm nëse merren nga ushqimi.

Aplikimet në lëkurë të vitaminës E dhe C. Studimet kanë treguar se produktet e lëkurës që përmbajnë 1 deri në 2.5 përqind të vitaminës E dhe 5 deri në 15 përqind të vitaminës C, ndihmojnë lëkurën të jetë e mbrojtur nga dëmet e shkaktuara nga ekspozimi në rrezet UV. Disa kompani kozmetike kanë filluar të shtojnë antioksidantë të tillë në kremërat kundër diellit.

Çaji jeshil. Katekinat te çaji jeshil luajnë rol mbrojtës ndaj diellit, sipas shkencëtarëve. Një studim zbuloi se përdorimi i suplementëve të katekinës për 12 javë ulte ndjeshëm ndikimin e dëmshmë të rrezatimit UV. Përdorimet në lëkurë janë gjithashtu të dobishme. Një studim, arriti në konkluzionin se, nëse kremërat e diellit përmbanin përbërës të çajit jeshil, ofronin mbrojtje më të lartë.

10 ushqimet për mbrojtje nga dielli

  • Domatet
  • Shalqini
  • Karrotat
  • Specat e kuq
  • Patatet e ëmbla
  • Barishtet
  • Çaji jeshil
  • Frutat, veçanërisht luleshtrydhet, kivit dhe portokallet
  • Salmoni
  • Arrorët dhe farat./AgroWeb.org

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA