Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, në Bratislavë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë.
Rama e konsideroi një takim “shumë miqësor”, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se bisedon me presidentin francez për marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimore më Bashkimin Europian, ndikimi nga lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Nuk dihet nëse mes Ramës dhe Macron është diskutuar situata në veri të Kosovës, pasi presidenti francez u tregua i ashpër sot me deklaratat e tij, teksa fajtore bëri Kosovën.
Sipas Macron, autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi të plotë për trazirat që janë shtuar ndjeshëm.
“Ne ua kemi bërë shumë të qartë autoriteteve kosovare se ishte gabim që të vazhdohej me këto zgjedhje në kontekstin, e keni parasysh, të mospjesëmarrjes se serbëve. Shpresoj që nesër, në margjinat e komunitetit politik europian, me kancelarin Scholz, ashtu siç bëmë në margjinat e takimit të Pragës , të arrijmë t`i shohim të ulen së bashku kryeministrin kosovar dhe presidentin serb. Është mëse e qartë se autoritetet kosovare mbajnë përgjegjësi për situatën aktuale dhe këtu ka mospërputhje me marrëveshjen e arritur vetëm disa javë më parë”, u shpreh Macron sot nga Bratislava.
Top Channel