Një kështjellë e lashtë në ishullin skocez Shetland ka dalë së fundmi në treg për vetëm 30,000 paundë, por çdo blerës i mundshëm duhet të ketë dhe £12 milionë të tjera të gatshem për të bërë rinovimet e duhura sipas kushteve të shitjes.
Blerësit mund të bëjnë të tyren pronën Brough Lodge për më pak se kostoja e një apartamenti në Londër, shkruan BBC.
Kështjella 200 vjeçare vjen bashkë me 5 hektarë tokë, me kulla vrojtimi dhe kopshte të lulezuar e të murosura.
Por investitorët duhet të kenë xhepat e thellë për të përballuar kostot e rinovimit të ndërtesës, e cila daton prej vitit 1820.
Prandaj pronarët e trustit Brough Lodge kanë bërë thirrje për një “sipërmarrje filantropike ” të ta transformojnë vendin në një pikë pushimi të klasit botëror”.
Ata propozojnë të ruhen ndërtesat ekzistuese si dhe krijimin e 24 dhomave të gjumit e të një restoranti.
Brough Lodge është një ndërtesë e mbrojtur kombëtare, e ndërtuar nga tregtari Arthur Nicolson bazuar në arkitekturën që ai kishte parë në Francë, Zvicër e Itali.
Struktura unike gjendet në ishullin që banohet aktualisht nga vetëm 60 persona, dhe ka mbetur bosh që kur zonja Lady Nicolson u largua në vitet 1980-të.
Që kur trusti mori menaxhimin e ndërtesës, thotë se ka shpenzuar më shumë se 500,000 donacioneë për izolime kundër ujit rreth pronës, si dhe për një çati të re.
Çmimi i saj i shitjes prej £30,000 është pak e shumë çmimi mesatar i një shtëpie në Skoci, por ata llogarisin se do të duhen rreth 12 milionë paundë për rinovimet.
Përveç pamjeve mahnitse të detit të Veriut, të ftuarit e Brough Lodge u ofrohen mësime joga, punime tekstili dhe thurrje tradicionale të zonës së Shetland.
Përveç shtimit të turizmit, trusti menaxhues thotë se zhvillimi i pronës do të sillte dhe krijimin e 14 vendeve të punës në ishull.
Top Channel