Ekspertët: Burrat kanë urinuar gabim gjatë gjithë kohës, ja disa rreziqe shëndetësore

31/05/2023 14:14

Stil urinimi mund të jetë një rrezik për shëndetin, sipas ekspertëve.

Ndërsa gratë priren të ulen kur përdorin tualetin, burrat njihen për qëndrimin në këmbë kur urinojnë, por me sa duket kjo gjë nuk po i bën mirë shëndetit të tyre.

Në fakt, një urolog i njohur ka paralajmëruar se shumë meshkuj kanë urinuar në mënyrë të gabuar gjatë gjithë jetës së tyre, gjë që i dëmton fshikëzat dhe krijon probleme higjienike.

Dr Gerald Collins, nga Spitali Alexandra në Cheshire, ka pohuar se burrat duhet të urinojnë ulur pasi është më higjienike dhe më e mirë për shëndetin e fshikëzës.

Eksperti e bëri këtë pretendim pas një raporti të YouGov mbi urinimin e meshkujve, i cili anketoi mbi 7,000 burra nga 13 vende, duke zbuluar se djemtë preferojnë të qëndrojnë në këmbë kur urinojnë.

Hulumtimi zbuloi se 25% e australianëve ulen për të urinuar çdo herë, por 27% e meshkujve nuk ulen kurrë.

Sipas Dr Collins, Gjermania ka burrat më higjienikë, ku 40% e tyre qëndrojnë ulur kur urinojnë. Ndërsa në Singaport rreth 95% e burrave nuk uleshin kur urinonin.

Dr Collins ka argumentuar se më shumë burra duhet të përdorin teknikën e uljes, në vend që të qëndrojnë në këmbë.

Duke folur për Telegrafin, ai pohoi se është mënyra më “efikase” për urinim, duke thënë se qëndrimi ulur siguron që muskujt e legenit dhe shtylla kurrizore të jenë plotësisht të relaksuar, duke e bërë më të lehtë lëvizjen.

Ai tregoi gjithashtu se ulja gjatë urinimit është dobishme për burrat e moshuar, por sipas studimit, të burrat e moshuar ishin në përgjithësi kundër uljes, ndoshta për arsye se ata e konsiderojnë si më mashkullore të qëndrosh në këmbë.

 

Top Channel