Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Fianacave, Arlind Gjokutaj.

Nga arrest në shtëpi për të është vendosur që të vijojnë hetimet në detyrim paraqitje. Gjokutaj dyshohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro.

Pas arrestimit Gjokutaj u shtrua në spital për shkak të gjendjes shëndetësore ndërkohë që Apeli i Tiranës i ndryshoi masën nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave.

Hetimet për këtë çështje janë drejt përfundimit dhe pritet që dosja tp kalojë me kërkesën për gjykim në Shkallën e Parë.

Top Channel