Aksident i katërfishtë në aksin rrugor “Milot-Rrëshen”, përplaset një kamion me dy motorë dhe një foristradë

31/05/2023 15:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Milot-Rrëshen”.

Aksidenti i katërfishtë ku janë përplasur një kamion, 2 motorë me drejtues kroatë dhe një foristradë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, dy prej tyre janë dërguar drejt Spitalit të Traumës, pasi gjendje shëndetësore është e rëndë.

Autostrada nga Miloti deri tek mbikalimi i Milotit, është bllokuar, ndërsa automjetet janë devijuar nga aksi i vjetër.

 

 

Top Channel