Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu lirohet nga paraburgimi në Serbi Protestuesit në Zubin Potok kanë filluar të shpërndahen. Ata qëndruan para objektit të Komunës për ore të tëra, si dhe vendosen një flamur gjigant në objektin e Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Në protestën e sotme nuk u panë serbë me maska, ndërsa në mesin e tyre pati edhe fëmijë.
Ajo që ra në sy ishte edhe fakti se protestuesve iu soll ushqim në mënyrë të organizuar. Ndërkaq, në fund të ditës një protestues i dehur ka tentuar t’i afrohet Policisë së Kosovës, por i njëjti u largua nga qytetarët e tjerë serbë.
Prej 3 ditësh serbët vijojnë protestat në komunat veriore, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.
Të hënën, protestuesit me maska edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni ndërsa në Zveçan kanë dëmtuar edhe veturën e policisë.
Top Channel