“Tingujt e kujtesës”/ Koncert memorial për 50-vjetorin e revoltës së Spaçit

30/05/2023 19:54

Me rastin e 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, një koncert memorial i quajtur “Tingujt e kujtesës” mbahet të martën në mbrëmje në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse.

Ky koncert do të kujtojë artistët dhe poetët e dënuar në Spaç dhe mijëra viktimat e diktaturës komuniste. Me pjesëmarrjen e Ema Andrea, Vikena Kamenica, Ylber Gjini, Tomi Kondakçi, Kristina Laco, Fatos Bardulla, Dorina Laro dhe Endri Sina.

Tomi Kondakçi, këngëtar dhe ish i dënuar në Spaç na rrëfen se si preu mollëzat që të mos i binte kitarës dhe të mos këndonte për diktatorin.

Në një mjedis të tensionuar për shkak të punës së rëndë u desh vetëm një shkëndijë,që më 21 maj 1973, në Spaç, të niste revolta e të burgosurve politikë. Për shkak të saj më 24 maj të atij viti u vendos të dënoheshin me pushkatim Skënder Daja, Dervish Bejko, Hajri Pashaj, dhe Pal Zefi. Eshtrat e tyre nuk janë gjetur ende. Ndërsa dhjetëra të burgosur të tjerë u ridënuan me burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA