SPAK merr në pyetje kryebashkiakun/ Erion Isai pyetet si person që ka dijeni për rrugën Korçë-Ersekë

30/05/2023 19:21

Tenderi i rrugës Korçë – Ersekë u bë shkak që në SPAK të thirrej kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai.

“Isha për diçka dhe isha në cilësinë e personit që ka dijeni. Bashkia nuk bën tendera”, tha Isai.

Erion Isai e kaloi pragun e SPAK në orën 12:00 dhe qëndroi aty deri në orën 15:00.

Opozita ka denoncuar se fituesit e tenderit ishin paracaktuar. Nga hapja e SPAK , numri i kryebashkiakëve që janë pyetur në cilësinë e personit që kanë dijeni është 12:00.

“Isha në SPAK, ishte hera e parë që vij në prokurori dhe ishte këndshëm”, tha kryebashkiaku.

Deri më tani, me kërkesë të SPAK është shpallur fajtor për shkelje të barazisë në tendera ish-kryetari i bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, i shkarkuar. Por, për abuzimet me tenderat përfundoi në prangat e SPAK edhe kryetari i bashkisë së Buqlizës Lefter Alla, i cili dyshohet se njëherazi shpërdoroi detyrën duke abuzuar me procedurat e prokurimit për ndërtimin e një ujësjellësi.

Edhe Qerim Ismailaj u dënua nga Gjykata e Posaçme mbasi nuk kishte deklaruar në formularë një dënim në Greqi, një vendim i cili u konvertua në 40 orë punë me interes publik dhe që ende nuk ka marrë formë të prerë.

Top Channel