Trazirat në veri të Kosovës kanë qenë një skenar i parapërgatitur sipas presidentes Vjosa Osmani.

Tensionet në zonë, u shpreh ajo, po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale” të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Përmes një postimi në Tëitter, Osmani dënoi dhunën në veri, dhe akuzoi drejtpërdrejtë presidentin e Serbisë Aleksandër Vucic për situatën e krijuar.

“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçicit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo.

Vetë kreu i shtetit serb u shpreh të hënën se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më parë”, ndërsa gjendjen atje e cilësoi si më të vështirën deri tani. Ai u takua sot me ambasadorët e vendeve të Quint-it – SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë – ashtu si edhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.

Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçevic, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsillovic. Vuçiç, gjatë ditës, do të takohet edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA