Përplasi me automjet 67-vjeçarin, arrestohet drejtuesi në Fushë Arrëz

30/05/2023 11:00

Një 54-vjeçar nga Kryeziu është arrestuar nga policia në Fushë Arrëz pasi ka përplasur një të moshuar me automjet.

Në pranga ka rënë N. Ç., 54 vjeç, pasi paraditen e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në aksin rrugor “Fushë Arrëz – Qafë”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. A., 67 vjeç.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 67-vjeçari po merr asistencë të specializuar mjekësore, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel