Sërgjan Millosavleviç, ish-kryesues i Kuvendit Komunal në Zveçanin, ka thënë para mediave se protestat po zhvillohen të qeta por sipas tij dikush po tenton t’i tensionojë ato.
Ai tha para gazetarëve në Zveçan, se ata nuk duan dhunë.
“Sot është një protestë paqësore e qytetarëve tanë, një proces i tillë ka qenë edhe dje, fatkeqësisht dikujt nuk i konvenonte që protesta të jetë paqësore deri në fund. Ne si qytetarë të komunave me shumicë serbe nuk duam tensione, por duam paqe, është e qartë që dikujt tjetër i konvenon të krijojë kaos dhe të sjellë trazira në zonat tona”, tha ai.
Ai ka përsëritur kërkesat për mosardhjen e kryetarëve të ri një objektet e komunave dhe tërheqjen e forcave të policisë nga veriu.
Millosavleviq kërkoi edhe lirimin e menjëhershme të të arrestuarve të protestës së djeshme, derisa paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodhë, nesër do të ketë protesta edhe më masive në të gjitha komunat e veriut.
“Ne kërkojmë lirinë për qytetarët tanë të arrestuar padrejtësisht Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, është e drejtë e jona por edhe obligim moral që nëse nuk lirohen, të mblidhemi nesër në të gjitha komunat e veriut të Kosovës në numër më të madh se dje dhe në mënyrë paqësore shprehim pakënaqësinë tonë për shkak të situatës së re”, tha ai.
Top Channel