Ndoshta nuk keni dëgjuar mjaftueshëm për kaliumin, por ky mineral është i domosdoshëm për forcën e muskujve, funksionimin e nervave dhe një sistem të shëndoshë të qarkullimit të gjakut.
Kaliumi gjendet me shumicë në shumë ushqime që janë të shijshme siç është pjepri, avokado, banania dhe fasulet e bardha. Megjithatë mos u gëzoni para kohe. Edhe nëse ju merrni dozën e rekomanduar ditore të kaliumit që është 4,700 mg në ditë, gjasat janë që ju të vuani nga pamjaftueshmëria e tij.
Përse ndodh kjo? Sa më shumë kripë të konsumoni në ditë, aq më shumë kalium humbet trupi.
Shenjat e pamjaftueshmërisë së kaliumit shpesh kalojnë pa u vënë re, por nëse i përjetoni këto shenja, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun dhe të bëni analizat për të parë nivelet e kaliumit.
Ndiheni vazhdimisht të plogësht
Çdo qelizë e trupit ka nevojë për sasi të mjaftueshme të kaliumit që të funksionojë. Rënia e niveleve të kaliumit mund të shkaktojë një lodhje të përgjithshme dhe ndjesinë e të qenit të këputur apo të dërrmuar.
Ndaj nëse aktiviteteti juaj i përditshëm ju bën të ndiheni të këputur, ndonëse keni fjetur mjaftueshëm, atëherë fajin e ka kaliumi.
Keni tension të lartë të gjakut
Kaliumi ndihmon të qetësojë enët e gjakut. Nëse nivelet e tij nuk janë të mjaftueshme, atëherë enët ngushtohen dhe rrjedhimisht tensioni i gjakut është i lartë.
Konsumoni ushqime të përpunuara dhe të shpejta
Ngrënia e ushqimeve të përpunuara siguron që nivelet e kaliumit në organizëm janë të ulëta.
Patatinat, biskotat, ushqimet e ngrira të gjitha janë të pasura me kripë dhe siç e thamë edhe më lart, sa më të larta nivelet e sodiumit, aq më pak kalium ka trupi.
Hiqni dorë nga ushqimet e kriposura dhe lëreni trupin të ruajë sasitë e kaliumit për të cilat ka nevojë.
Keni muskuj të dobët
Kaliumi luan një rol në qetësimin e kontraktimit të muskujve. Ndaj kur nivelet e kaliumit janë të ulëta ju mund të përjetoni dhimbje ose kontraktime të muskujve.
Keni rrahje të çrregullta të zemrës
Ndjesia sikur zemra resht së rrahuri është e frikshme. Po ashtu është edhe përshpejtimi ose çrregullimi i rrahjeve të zemrës krejt papritur.
Shkaqet e këtyre simptomave janë të ndryshme, por mungesa e kaliumit është një prej tyre.
Ju merren mendtë ose ju bie të fikët
Rënia e menjëhershme e nivelit të kaliumit ngadalëson rrahjet e zemrës mjaftueshëm sa t’ju bëjë të ndiheni sikur do të rrëzoheni përtokë nga momenti në moment.
Nuk është diçka e zakontë dhe shkaqet janë të shumta, por nëse kjo ju ndodh duhet të takoheni me një mjek sa më shpejt që të jetë e mundur.
Vuani nga konstipacioni
Tingëllon e çuditshme, por nivelet e ulëta të kaliumit ngadalësojnë të gjitha funksionet e trupit dhe sistemi tretës nuk bën përjashtim.
Fryrjet dhe kontraktimet e barkut ndodhin edhe si pasojë e pamjaftueshmërisë së kaliumit.
Ushqimet më të pasura me kalium
Përqindjet e mëposhtme janë të bazuara në dozën ditore të rekomanduar të kaliumit për meshkuj dhe femra që është 4,700 miligramë.
7 vlerat shëndetsore të kaliumit
Top Channel