Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Patos, pësojnë djegie trupore tre persona

29/05/2023 10:05

Një mbombul gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Patos të Fierit, ku si pasojë janë lënduar tre persona. 

Policia bën me dije se ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Banorët e zonës bëjnë me dije se u dëgjua një shpërthim i madh e më pas erdhi ambulanca. Ata shprehen se zonja e shtëpisë ku shpërtheu bombula ka pësuar djegie në gjoks e më pas është dërguar në spital.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel