Dyshohet se posedonte kasetë metalike me 540 fishekë luftarak në të, arrestohet 39-vjeçari në Tepelenë

29/05/2023 14:00

Një 39 vjeçar është arrestuar në Tepelenë pasi dyshohet se posedonte një kasetë metalike me 540 fishekë luftarak në të.

Kaseta e R. I., 39 vjeç, banues në fshatin Dukaj, u gjet në lagjen “Demokracia” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e përgjegjësisë penale të 39-vjeçarit, në lidhje me këtë rast, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: “Tepelenë/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet si posedues i një kasete metalike me 540 fishekë luftarak në të, e cila u gjet në lagjen “Demokracia” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e përgjegjësisë penale të 39-vjeçarit, në lidhje me këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”

Top Channel