Kulla rreth 300-vjeçare e Çun Mules, Bajraktarit të Hotit, në Malësinë e Madhe i është nënshtruar një rikonstruksioni.
Dera e parë e Malësisë së Veriut, që shërbeu si institucion për kuvendime, e besëlidhje në luftërat kundër ushtrive osmane dhe serbo malazeze, por edhe si vatër kulture, do të kthehet në një muze. Gjithçka po bëhet falë dhurimeve të shqiptareve nëpër botë të cilët kanë mbledhur rreth 280 mijë dollarë.
Serbo-malazezet dhe turqit e kanë djegur 3 herë kullën ndërsa gjatë komunizmit iu shkatërrua e gjithë biblioteka për të cilën kishte kontribuar edhe vetë At Gjergj Fishta, prandaj për pasardhësit, sfidë mbetet mbledhja e kësaj pasurie.
Sot, punimet po vazhdojnë por fondi i mbledhur nuk arrin të finalizojë të gjitha punimet për muzeun. Kjo kullë shekullore, ende është në pritje të statusit “monument kulture”.
Top Channel