25/11 11:54
Një çift ukrainas i ka kaluar minutat e para si burrë e grua të strehuar për t’u mbrojtur nga sulmet me bomba në Kiev.
Një video që qarkullon në mediat sociale, tregon një ceremoni martese që po zhvillohet në strehë, mes një alarmi për sulm ajror në të gjithë kryeqytetin ukrainas.
Në pamjet, të shpërndara nga llogaria në Twitter e platformës United24 të Volodymyr Zelensky për mbledhjen e fondeve, të porsamartuarit ndajnë një puthje ndërsa të tjerët në strehë brohorasin dhe duartrokasin.
“Megjithë përpjekjet më të mira të Rusisë, jeta dhe dashuria në Ukrainë thjesht nuk mund të ndalen”, shkruhej krahas videos në Twitter.
Top Channel