“Birra e së ardhmes”, shpikja e re në Gjermani me ujë dhe pluhur

29/05/2023 11:37

Me ngjyrën e artë, shkumën në gotë e shijen paksa të hidhur, birra e fundit e Stefan Fritsche, shijon si çdo birrë tjetër.

Revolucioni megjithatë që sjell kjo birrë e zhvilluar në fabrikën Fritsche të qytetit gjerman Neuzelle, është se ajo ka vetëm dy përbërës: pluhur dhe ujë. Me këtë shpikje të re, Fritsche thotë se kushdo mund të ketë fabrikën e tij të birrës.

“Ne duam ta zhvillojmë idenë e birrës pluhur sepse duam të kursejmë tek transporti, që ta themi kështu. Duam të jemi fabrika më e qëndrueshme e birrës në botë. Ndaj menduam se nëse transportojmë vetëm shijen, atëherë do të jetë perfekte. Dhe kjo ishte arsyeja përse zhvilluam këtë lloj birre”, tha Fritsche.

Për momentin, receta e finalizuar në fillim të këtij viti është joalkoolike dhe gjithashtu nuk përmban dioksid karboni, që do të thotë se nuk ka shumë flluska.

Por 56 vjeçari Fritsche, po zhvillon ndërkohë variantin alkoolik dhe përfundimisht planifikon të shtojë shumë flluska për ta bërë atë shumë më të ngjashme me birrën e vërtetë.

Tregu që ata synojnë më shumë janë kryesisht vendet afrikane dhe ato aziatike: kjo për shkak se variant pluhur është shumë më i lehtë dhe më i lirë për t’u transportuar në distanca të gjata sesa shishet e birrës.

Fritsche nuk pranoi të zbulonte recetën, por argumenton se shpikja e tij është e nevojshme në një botë që ka nevojë për zgjidhje të qëndrueshme. Prodhuesi i birrës është ende duke punuar me investitorët për t’i hapur rrugën hedhjes se birrës pluhur në treg. Ai shpreson të nisë shitjen e saj brenda rreth katër muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA