Filmi francez misterioz Anatomy of a Fall rrëmbeu çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë.
Regjisorja Justine Triet fitoi Palmën e Artë për dramën e saj, që tregon historinë e një shkrimtari të akuzuar për vrasjen e burrit të saj, me ngjarjet që ndodhin në sallën e gjyqit.
Ajo bëhet regjisorja e tretë grua që fiton çmimin prestigjioz, më të lartë e dhënë në festival dhe që u prezantua në vitin 1955 nga komiteti organizativ i festivalit.
Teksa pranoi çmimin, artistja nuk kurseu kritikat për qeverinë franceze, për reagimet ndaj protestave për pensionet në vend.
Ndërsa pranoi çmimin, Triet kritikoi qeverinë franceze për reagimin e saj ndaj protestave të fundit të pensioneve.
“Vendi ynë ka vuajtur nga protestat historike mbi reformën e sistemit të pensioneve, por këto protesta u mohuan … u shtypën në një mënyrë tronditëse”, tha Triet.
Reformat e presidentit Emmanuel Macron në sistemin e pensioneve , të cilat përfshijnë rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64, kanë shkaktuar protesta të mëdha në Francë.
Çmimi i Dytë i shkoi regjisorit britanik Jonathan Glazer për The Zone of Interest, një përshtatje e romanit të Martin Amis me të njëjtin emër për një familje që jeton pranë Aushvicit.
Ndërkohë, çmimi për aktorin më të mirë shkoi për Koji Yakusho nga Japonia për rolin e tij si një burrë nga Tokio që pastron tualetet në filmin “Percect Days” dhe Merve Dizdar e Turqisë u shpall aktorja më e mirë për “About Dry Grasses”.
Festivali ishte një nga më të mëdhenjtë ndër vite për emrat e yjeve që kaluan në tapetin e kuq, legjendat e Hollivudit Robert De Niro, Quentin Tarantino, Isabella Rossellini.
Ndërsa kinemaja ishte kryefjalë e kritikëve të filmit, tapeti i kuq tërhoqi adhuruesit e modës. Edicioni i 76-të i Kanës do të mbahet mend dhe për veshjet e guximshme dhe plot stil të artistëve. Julia Fox, Irina Shayk dhe Heidi Klum guxuan me dekoltenë dhe ngjyrat. E kuqja e ndezur e Jennifer Lawrence i vuri flakën vendin në rivierën e Francës Jugore. Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa zgjodhi një fustan të zi që i vinte në pah linjat, teksa pozoi krah partnerit tw saj.
Top Channel