Stërvitësi i njohur 42 vjeçar vdes papritur pas stërvitjes duke shokuar fansat (fotot)

26/05/2023 16:27

Një ‘bodybuilder’ i njohur dhe fitues i titullit Mister India, Premraj Arora, ka vdekur tragjikisht nga një atak kardiak në moshën 42 vjeçare, pak pasi përfundoi stërvitjen e ditës.

Stërvitësi i famshëm ishte gjetur pa ndjenja në tualet pasi përfundoi stërvitjen e tij në rajonin indian te Rajasthan, duke lënë të shokuar fansat e tij.

Arora sapo kishte përfunduar stërvitjen e tij me pesha të rënda dhe kishte shkuar në tualet për t’u freskuar, por ai nuk po dilte prej disa kohësh miqtë e familjarët trokitën derisa e gjetën burrin muskuloz të shembur përdhe.

Ai u dërgua me urgjencë në spital por ishte tepër vonë për ta shpëtuar dhe u shpall i vdekur sapo mbërriti.

Sportisti kishte fituar shumë tituj me trupin e tij si kompeticione peshëngritjeje në Rajasthan në 2012 e 2013 dhe titullin Mister India në 2014, 2016 e 2017.

Përveç kompeticioneve ‘bodybuilding’, Arora punonte dhe se stërvites personal dhe kishte ndihmuar shumë fanatikë të stërvitjes të arrinin objektivat e tyre duke u paraqitur në kompeticione.

Në faqen e tij në rrjetet sociale, influencuesi shpërndante shpesh foto në palestër ose në klasat e mësimit të tij të stërvitjes me intensitet të lartë.

Fansat bënin homazhet e tyre në postimin e fundit, pas vdekjes së bodybuilder-it.

Familja e përshkruante si një djalë të gëzuar që ndiqte me disiplinë rutinat e stërvitjes dhe qëndronte larg drogave, por përsëri zemra e tij pushoi papritur.

Ai lë pas gruan dhe dy vajza.

FOTO GALERI
3/5
Arora sapo kishte përfunduar stërvitjen e tij me pesha të rënda dhe kishte shkuar në tualet për t’u freskuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA