Një ‘bodybuilder’ i njohur dhe fitues i titullit Mister India, Premraj Arora, ka vdekur tragjikisht nga një atak kardiak në moshën 42 vjeçare, pak pasi përfundoi stërvitjen e ditës.
Stërvitësi i famshëm ishte gjetur pa ndjenja në tualet pasi përfundoi stërvitjen e tij në rajonin indian te Rajasthan, duke lënë të shokuar fansat e tij.
Arora sapo kishte përfunduar stërvitjen e tij me pesha të rënda dhe kishte shkuar në tualet për t’u freskuar, por ai nuk po dilte prej disa kohësh miqtë e familjarët trokitën derisa e gjetën burrin muskuloz të shembur përdhe.
Ai u dërgua me urgjencë në spital por ishte tepër vonë për ta shpëtuar dhe u shpall i vdekur sapo mbërriti.
Sportisti kishte fituar shumë tituj me trupin e tij si kompeticione peshëngritjeje në Rajasthan në 2012 e 2013 dhe titullin Mister India në 2014, 2016 e 2017.
Përveç kompeticioneve ‘bodybuilding’, Arora punonte dhe se stërvites personal dhe kishte ndihmuar shumë fanatikë të stërvitjes të arrinin objektivat e tyre duke u paraqitur në kompeticione.
Në faqen e tij në rrjetet sociale, influencuesi shpërndante shpesh foto në palestër ose në klasat e mësimit të tij të stërvitjes me intensitet të lartë.
Fansat bënin homazhet e tyre në postimin e fundit, pas vdekjes së bodybuilder-it.
Familja e përshkruante si një djalë të gëzuar që ndiqte me disiplinë rutinat e stërvitjes dhe qëndronte larg drogave, por përsëri zemra e tij pushoi papritur.
Ai lë pas gruan dhe dy vajza.
Top Channel