Veprat e motrave Zengo, përfaqësueset e para të grave artiste në historinë e artit shqiptar të shekullit XX, kanë marrë jetë në ekspozitën e pare virtuale të zhvilluar në qytetin e Korçës.
Përmes teknikës inovative në sallën multimediale të Korçës është shfaqur një Videoanimacion ku është kombinuar historiku i familjes Zengo, historia e Korçës dhe veprat e tyre në portret, autoportret, peisazh dhe ikonografi.
Në kohën kur përpjekjet janë të mëdha për ta bërë artin dhe format e tij sa më të afërta për publikun, kjo ekspozitë sipas kuratorit Ardian Isufi, është e para e këtij lloji në rajon dhe ka një rëndësi të veçantë pasi krijon për publikun një qasje bashkëkohore.
Motrat Androniqi dhe Sofia Zengo, përveçse dy piktoret e para shqiptare, sollën përmes krijimtarisë së tyre një frymë emancipuese për Shqipërinë, duke qëndruar shumë pranë realitetit ndërsa dhanë një kontribut të çmuar në artin ikonografik pasi qindra afreske dhe ikona kanë autorësinë e tyre.
Top Channel