Një ndër historitë më mbresëlënëse të të gjithë kohërave vjen në Tiranë në një shfaqje të jashtëzakonshme.

Nën muzikën e Riccardo Cocciante dhe spektaklin e Luc Plamondon, ‘’Notre Dame de Paris’’ është gati të mbajë peng për së paku 150 minuta zemrën e secilit të pranishëm në stadiumin Air Albania te dielën e 28 majit.

Elhaida Dani është në një nga rolet kryesore në këtë shfaqje. Elhaida është e ftuara ne podcasting ‘Flasim’ që drejton kryeministri Rama dhe qe transmetohet një dite para spektaklit.

Drama e Kuazimodos dhe ciganes Esmeralda, bazuar në veprën e shkrimtarit Viktor Hygo prej 25 vitesh tashmë lë gojëhapur spektatorët në katër krahët e globit.

Notre-Dame de Paris është një shfaqje muzikore e cila e bëri debutimin e saj të parë më 16 shtator 1998 në Paris. Historia bazohet në romanin Notre-Dame de Paris (i njohur në anglisht si The Hunchback of Notre-Dame) nga shkrimtari francez Victor Hugo.

Notre-Dame de Paris, sipas Librit të Rekordeve Guinness, është shfaqja më e suksesshme ndonjëherë në vitin e parë të debutimit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA