Habit Dea Mishel: Pas daljes nga “BBV”, meshkujt nuk më shkruajnë më, nuk flirton askush me mua

24/05/2023 11:03

Dea Mishel e cila ishte e ftuar në “Wake UP”, ka folur për rrugëtimin e saj në “Big Brother” dhe si ndryshoi jeta e saj pas daljes së saj.

Ajo ka treguar se pas daljes nga shtëpia e “BBV”, asnjë mashkull nuk e ka ngacmuar apo ka flirtuar më të dhe nuk e kupton arsyen pse.

Dea Mishel: Tani që jam jashtë nuk më shkruan askush. Mendoni ju që del nga “Big Brother” dhe fillojnë djemtë të flasin dhe të dërgojnë mesazhe ose ku di unë, jo fare. Djemtë që mund të më flasin apo të më shkruajnë, më shkruajnë në një mënyrë shumë serioze, “bravo, përgëzime për rrugëtimin tënd’. Nuk flirton askush, edhe në rrugë kur më shohin më thonë “bravo, je gocë e fortë”.

Blendi Salaj: Çfarë ka ndodhur, mendon se meshkujt nuk dinë të ‘gjuajnë’ më dhe nuk kanë vetëbesimin të shkojnë tek një vajzë dhe t’i thonë një fjalë?

Dea Mishel: Po nuk e di sinqerisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA