Historitë e realizimit të një pjese të mirë të filmave shqiptarë dhe karrierat artistike të disa prej regjisorëve më në zë të kinemasë vendase vijnë në ekranin e Top Channel përmes ciklit të dokumentarëve Cut/Të shkruash me kamera, nga Ornela Islami.

Në katër episode Piro Milkani, Vladimir Prifti, Saimir Kumbaro dhe Esat Musliu sjellin dëshmi, fakte të panjohura të procesit të punës dhe analiza të prodhimeve të tyre kinematografike.

 “Regjisori apo autori shkruan me kamera ashtu sikurse skenaristi shkruan me penë”, tha dokumentaristja Ornela Islami.

Përpos rrëfimit të vetë regjisorëve, dokumentarët paraqesin edhe pamje nga sheshxhirimet, kronika të kohës dhe dokumente zyrtare të siguruara nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe fonde personale.

Cut/Të shkruash me kamera do të jetë në transmetim në Top Channel çdo të mërkurë, ora 22.00.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA