Autografe në ankand, dy koleksionet e “Beatles” dalin në shitje

24/05/2023 15:59

Dy sete autografesh të Beatles së bashku me fotot e Sir Paul McCartney dhe George Harrison do të dalin në ankand.

Nënshkrimet u mblodhën nga dy fansa të atëhershëm adoleshentë në koncerte në Coventry dhe Nottingham në 1963.

Të dy koleksionet pritej të arrijnw secili deri në 4,000 £ në ankand më 6 qershor.

Seti i parë i autografeve u mblodh kur Beatles performuan në sallën e ballit Elizabethan mbi Co-op në Upper Parliament Street në Nottingham.

Babai i Patricia Florio ishte shefi i sigurisë së Co-op në atë kohë dhe ajo shkoi në koncert me të dhe mori firmat e tyre.

“Gjyshi im takoi shumë të famshëm në punën e tij dhe libri me autograf është një pjesë e mrekullueshme e kujtimeve”, tha vajza e zonjës Florio, Bridget Grey.

Libri po shitet së bashku me kujtime të tjera nga koha, duke përfshirë kartolinat e Beatles.

Seti i dytë u mblodh nga Gwen Payne, 74 vjeç, kur ajo ishte 14 vjeç dhe shkoi me miqtë në Teatrin Coventry më 17 nëntor 1963.  Ajo kishte marrë hua aparatin e vëllait të saj dhe kishte arritur të bënte fotografitë bardh e zi.

Me sa mbaj mend, koncerti ishte i mrekullueshëm, por të kesh suvenire kaq të shkëlqyera ishte qershia mbi tortë”, tha zonja Payne.

Libri gjithashtu përmbante nënshkrime nga yje të tjerë që vizituan teatrin duke përfshirë The Kinks, Cliff Richard dhe Cilla Black.

Drejtuesi i ankandit Richard Winterton tha: “Ato autografe, të nënshkruara me kënaqësi për të buzëqeshur në fytyrat e fansave adoleshente, kanë marrë një rëndësi të madhe.”

“Në rastin e një prej koleksioneve këtu, ka edhe foto të bëra në ditën e nënshkrimit, duke na dhënë një fotografi të paparë kurrë më parë të Paul dhe George pikërisht në prag të shpërthimit të Beatlemania.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA