“Të kishin harruar në frigorifer”/ Nita dhe Bledi akuzojnë njëri-tjetrin: E shite respektin për ca “like”

23/05/2023 15:49

Ish-konkurrentët e “Big Brother VIP 2” kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrit.

Ata kanë replikuar përmes postimeve në rrjetet sociale.

Fillimisht, ishte Nita, e cila gjatë një interviste për mediat kosovare tha se u ndje e shfrytëzuar nga gazetari, pas dasmës që bëri me të, si pjesë e një loje në “BBV”.

Më pas, Mane postoi një shkrim në “Instagram”, ku tha se Nita “ishte harruar në frigorifer”, derisa ai hyri në shtëpi dhe e aktivizoi.

“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother, hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djath, avocado dhe Nitën. Këtë të fundit, banorët e kishin harruar te ngrirja, ndaj e nxorra, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është, e tregoi veten shumë shpejt.tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun, e kanë future përsëri në frigorifer. #PrayforNita”.

Sërish Nita ka replikuar, duke thënë se e ka respektuar gjithnjë Bledin, por ai e shfrytëzoi për disa pëlqime respektin e saj.

“Nje permirsim i vogel!! Ti hyre dhe te shkelen ne fyt e s’te lan me leshu za, Nita te respektoi, te beri te ndihesh faktor me zgjedhjen per lojen e dasmes, vetem e vetem pse i erdhi keq per ty, e ti kur dole e shfrytzove respektin e Nites per ca llajka e ca lajme ne portale, deri sa Nita ishte e mbyllun pa asnje info. Bravo Bled Mane, vazhdo bjer edhe me poshte se qe ke ra…”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA