Kamioni përplaset afër Shtëpisë së Bardhë, shërbimet sekrete marrin në dorë hetimet

23/05/2023 12:12

Oficerët e Shërbimit Sekret të SHBA-së po hetojnë një aksident të dyshimtë siç thonë afër Shtëpisë së Bardhë pasi një kamion u përplas me barrierën mbrojtëse të një rrugë afër ndërtesës së rëndësishme në Uashington DC.

Sipas mediave vendase një kamion i madh është përplasur me një barrierë mbrojtëse pranë sheshit Lafayette, përballë Shtëpisë së Bardhë. Ngjarja ndodhi në orën 22;00 me atë lokale, ndërsa autoritetet mbyllën disa blloqe kalimi e banimi aty pranë me qëllim hetimin e ngjarjes.

“Nga përplasja e kamionit me barrierën mbrojtëse nuk ka pasur të lënduar në personelin e Shtëpisë së Bardhë. Policia po heton për shkakun dhe mënyrë e rrëzimit të kamionit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga policia. Dyshimet e hetuesve se aksidenti në fjalë mund të ketë qenë i qëllimshëm u ngritën pasi gjetën një flamur nazist në tokë pranë vendit ku ndodhi përplasja. Ndërkohë Shërbimi Sekret Amerikan njoftoi se një person që ka lidhje me ngjarjen është arrestuar tashmë dhe ndodhet në paraburgim. Autoritetet janë të rezervuara të japin më shumë informacione duke qenë se ngjarja është ende nën hetim.

Top Channel