Gruaja më e vjetër në jetë në Irlandë ka shënuar së fundmi ditëlindjen e saj të 109-të dhe jep dy këshilla për të gëzuar një jetë të gjatë; mos harxho kohë dhe jeto në maksimumin e mundësive.
Më tej Máirín Hughes shton se mes pasioneve të saj janë vëshgimi i zogjve, leximi librave, plotësimi i fjalëkryqeve, apo lojrave të tjera të fjalëformimit.
Hughes ka lindur më 22 maj 1914, dy muaj para nisjes së Luftës së Parë Botërore dhe kujton sesi nëna e saj kujdesej për njerëzit gjatë pandemisë së gripit në vitin 1918.
Dje ajo celebronte ditëlindjen e radhës me miq e familjarë duke bërë një xhiro me autobus në parkun e Dublin, dhe më pas me çaj në shtëpinë e kujdesit.
E pyetur nga rrjeti Irish Times për sekretet e jetëgjatësisë së saj, ajo thotë: “Jetoje jetën në maksimum, mos harxho kohë, këto besoj se janë të rëndësishme”.
Hughes ka lindur në Belfast por është rritur në Dublin e Killarney. Ajo mes të tjerash kujton grupet ushtarake të luftës anglo-irlandeze dhe lindjen e shtetit të pavarur irlandez në vitin 1921.
Ajo mban mend sesi po ndërtohej 50 vjet më parë shtëpia e kujdesit ku banon aktualisht. “Nëna ime kishte pyetur njëherë një djalë ‘çfarë është ajo?’. Ai ishte përgjigjur ‘Oh aty do të jetojnë të pasurit e të moshuarit,” tregon Hughes. “Kështu që besoj se jam e pasur, e pasur me shoqërinë që kam këtu”.
Aktualisht personi më i mohuar në botë është 116 vjeçarja María Branyas Morera, që jeton në Spanjë.
Top Channel