Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në kryeqytet mëngjesin e së martës, këtë herë në aksin Tiranë-Elbasan në hyrje të tunelit të Qafë Kërrabës.

Një 55 vjeçar mbeti i vdekur ndërsa një vajzë u plagos rëndë. Ajo ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së njërit prej mjeteve i cili në tentativë për të parakaluar ka humbur kontrollin duke u përplasur më pas me bordurën anësore të rrugës e më pas prerë rrugën mjetit tjetër.

Ne vendngjarje shkuan ekspertët të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel