Dermatologia: Pas 45-50 vjeç kemi shfaqje të kancerit të lëkurës, forma më agresive është…

22/05/2023 11:33

Dermatologia e njohur Erjona Shehu ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka folur për kancerin e lëkurës.

Ajo ka treguar se më të rrezikuarit nga ky kancer janë njerëzit mbi 40-50 vjeç dhe individët që kanë të ekspozuar vazhdimisht në diell.

Erjona Shehu: Dielli ka dy lloj dëmesh negative në lëkurën tonë. Atë të shpejtin që e shohim me sy të gjithë, skuqemi, digjemi, rripemi, bëhemi me fulltaka, na nxehet lëkura, por është dhe ai i ngadalti apo kumulativi që fillon të vendosë nga një tullë vit pas viti dhe sidomos pas të 45-50-ave, shohim këto kanceret e lëkurës që janë pasojë e atyre tullave që janë vendosur ndër vite. Janë tre kancere kryesore, ndër të cilat ne në çdo muaj maj e ngremë zërin sidomos për melanomën që është kanceri më agresiv i lëkurës.

Neada Muçaj: Vlen të theksohet se ky lloj kanceri nuk është fatal, ka forma për ta shëruar dhe për ta trajtuar. Cilat janë moshat më të rrezikuara?

Erjona Shehu: Nuk është fatal për aq kohë sa kapet në kohën e duhur sepse ndër kanceret e lëkurës, është më  agresivi. Ato grupmosha apo profesione që janë janë më të rrezikuar, patjetër që janë moshat mbi 40-50 që i përmenda, janë profesionet në të cilat individët janë të ekspozuar vazhdimisht, por edhe stili i jetesës që zgjedh secili prej nesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA