Bëri testin e ADN për qejf, nëna zbulon se po rrit djalin e një të huaji për 12 vite

22/05/2023 14:58

Kur një familje vendosi të bënte teste të ADN-së “për argëtim”, nëna nuk e mendoi kurrë se rezultatet do e shokonin kaq shumë. Ajo zbuloi se djali i tyre më i vogël ishte i një të huaji.

Donna Johnson, 47 vjeç dhe bashkëshorti i saj Vanner, 47 vjeç, bënë testet e ADN-së së bashku me dy djemtë e tyre – Vanner Jr, 18 vjeç dhe Tim, 12. Ajo shpjegoi se ata e bënë testin “për argëtim” në mënyrë që të zbulonin më shumë rreth trashëgimisë së tyre.

Por kur ata morën rezultatet, Donna u trondit. “Duke lexuar rezultatet e testeve të ADN-së në internet, kuptova se kishte pasur një gabim,” tha ajo për The US Sun.

Vanner ishte babai i djalit të tyre të madh, por rezultatet treguan se babai i më të voglit ishte i panjohur. Donna pasi mendoi gjatë dhe analizoi situatën, kuptoi se mund të jetë bërë një gabim në klinikën IVF.

Vanner dhe Donna, nga Salt Lake City, Jutah, u takuan në shkollën e mesme dhe u martuan në vitin 2003. Çifti pati djalin e tyre të parë, Vanner Jr, dhe ishin të emocionuar që kishin një fëmijë tjetër.

Por problemet e hernisë dhe operacioni shkaktuan dëmtime që e bënë të pamundur që çifti të mbetej shtatzënë në mënyrë natyrale. Kështu ata bënë raundin e tyre të parë të IVF-së në 2007, duke përdorur vezët e Donës dhe spermën e Vanner.

Raundi i parë dështoi, por po atë verë ata u përpoqën përsëri me më shumë sukses. Kur djali i tyre, Tim, lindi në gusht 2008, Donna tha se ishte mrekulli në jetën e tyre.

Djemtë dukeshin ndryshe, por Donna i largoi këto mendime atë pasi shumë vëllezër e motra duken ndryshe. Vanner Jr u përshkrua se kishte sytë blu të babait të tij dhe flokët e hapur, ndërsa Tim kishte flokët e errët të Donës dhe ishte më sportiv.

Ndërsa testimi i ADN-së në shtëpi është bërë më i disponueshëm, familja vendosi të bënte testin e saj për të mësuar më shumë se nga vijnë. Gjashtë javë më vonë, rezultatet dolën dhe ndryshuan jetën e tyre përgjithmonë.

Por për Donën, ishte e vështirë të shikonte Vanner që të pajtohej me faktin se Tim nuk ishte fëmija i tij biologjik. Sipas saj edhe pse ai ishte në shok, sjella me Tim  vazhdon të jetë e njëjtë.

Ndërsa burri dhe gruaja u pajtuan me lajmin tronditës, Donna tha se ajo u zhyt në depresion dhe u përpoq të përqendrohej në punën si mësuese.

Donna tha se ata vendosën t’i tregonin Timit të vërtetën kur ai ishte 12 vjeç, pasi ata menduan se do të ishte më keq nëse ai do ta zbulonte si i rritur.

Kështu, në tetor 2020, Vanner e nxori Timin për akullore për të dhënë lajmin se ai nuk ishte babai i tij biologjik. Kur u kthyen, Donna e përqafoi më të voglin e saj, duke i thënë se sa shumë e donin.

Donna shpjegoi se Tim e përballoi lajmin me shumë pjekuri. Disa javë më vonë, Tim u tha prindërve të tij se donte të gjente babain e tij biologjik.

Sado e vështirë të ketë qenë për Donnan dhe Vanner, ata e respektuan vendimin e tij. Kështu ata përdorën një tjetër test të ADN-së nga një kompani tjetër, e cila i ndihmoi të gjurmonin një grua që rezultoi se ishte tezja biologjike e Timit. Ata gjetën babin e Tim që quhej Devin McNeil i cili jetonte në Kolorado, tetë orë larg familjes.

Donna dhe Vanner e telefonuan Devin në mars 2021. Vanner dhe Devin folën në telefon dhe megjithëse Devin, 47 vjeç, kishte qenë skeptik, ai kishte pranuar të bënte një test ADN-je.

Donna tha se ata folën në FaceTime me Devin dhe gruan e tij Kelly, 46 vjeç, gjë që shkaktoi ankth.

Dy çiftet ranë dakord që nuk do të kishte betejë për kujdestarinë, por thjesht donin të zbulonin se si kishte ndodhur kjo dhe çfarë të bënin më pas.

Doli që çiftet kishin qenë në të njëjtën klinikë IVF në të njëjtën ditë, 14 vjet më parë. Donna kishte shkuar për të marrë vezët e saj, ndërsa Kelly shkoi për implantimin e embrionit për djalin e saj të madh.

Testet e ADN-së konfirmuan se Devin ishte babai i Timit, mostrat e spermës nuk ishin shkëmbyer, por përkundrazi ajo e Devinit ishte përdorur disi për të dyja.

Top Channel