I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se marrëveshja e arritur në Bruksel dhe ajo në Ohër, janë të ligjshme në çdo mënyrë dhe zbatimi i plotë, do të ndihmojë rajonin ta shërojë konfliktin më përçarës të ngrirë në Ballkan, që nga viti 1999.
Gjatë një interviste për MINA, Escobar është shprehur optimist se do të arrijnë tek zbatimi i dy marrëveshjeve.
“…. meqë ra fjala, është një obligim ligjërisht i detyrueshëm. Dëgjoj njerëz që thonë se nuk kanë nënshkruar, dhe për këtë arsye nuk është e ligjshme. Është e ligjshme në çdo mënyrë. Nënkryetari (i komisionit evropian) Borrel tha se ishte ligjor dhe i detyrueshëm, dhe të dy liderët pohuan se është ligjor dhe detyrues. Dhe pyetja tani është, si ta zbatojmë plotësisht atë? Sepse, zbatimi i plotë, do të ndihmojë rajonin ta shërojë konfliktin më përçarës të ngrirë në Ballkan, që nga viti 1999. Pra, unë jam optimist se do të arrijmë atje. Unë besoj se të dy liderët mund të tregojnë guximin politik, të nevojshëm për të bërë hapat e duhur”- tha ai.
Zyrtari i lartë amerikan ka përmendur edhe obligimet që duhet të përmbush Serbia dhe Kosova, me marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.
Escobar qëndroi dje në Mal të Zi, ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të këtij vendi, Jakov Millatoviç. Sakaq, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen bazë më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Top Channel