Theu derën e zyrës së postës në tentativë për ta grabitur, arrestohet 32-vjeçari në Lushnjë
19/05/2023 12:02
Një 32-vjeçar është arrestuar në Lushnjë pasi tentoi të grabiste një postë.
Tentativa ndodhi ditën e djeshme, ku S. (A). GJ., banues në fshatin Gorre, Lushnjë, theu derën e zyrës postare në këtë fshat, për të marrë shumën e parave që ishin aty, por nuk mundi ta finalizojë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë për një tentativë vjedhjeje në zyrën postare, identifikuan dhe vunë në pranga 32 vjeçarin, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme
Top Channel