“Nuk nxorët njerëzit në votim”/ Pano Soko i ashpër me opozitën: Të paaftë për të bërë detyrën

19/05/2023 18:00

Eksperti i ekonomisë Pano Soko foli ashpër për detyrën e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, ku i indinjuar ia vuri fajin atyre për rezultatin e dobët që patën në zgjedhje.

Sipas tij opozita nuk e ka kryer detyrën ndaj qytetarëve, për t’i mbrojtur ata nga pushteti, akt të cilin e kanë për detyrë ta bëjnë.

“Opozita është që të mbrojë qytetarin nga pushteti. Nëse bodigardi vjen më thotë mua më rrahu ky, më fal kur ti nuk di të mbrosh veten si do të më mbrosh mua. Kjo është ai refuzimi që ka ndodhur. Refuzimi ka ardhur se opozita nuk ka qenë e aftë të marrë përsipër detyrimin që ka. Kush e mbron qytetarin sot nga arroganca e pushtetit!? Patjetër që opozita. Ne përsërisim të njëjtën retorikë çdo dy vite. Ishte detyrimi i opozitës që të mbronte qytetarët nga vjedhja e votës, sepse ajo që preket në fund fare është qytetari jo opozita. Ju kishit detyrën ta bënit, nuk e bëtë, dhe tani ankoheni”, tha eksperti ekonomisë në “Top Talk”.

Soko u shpreh se tashmë 95 % e bashkive në të gjithë vendin do t’i përkasin Partisë Socialiste, ndërsa fajin për këtë e ka opozita që nuk nxori njerëzit në votim.

“Bashkitë do të jenë 95 % një kolor. Kush është faji për këtë!? Është pikërisht faji i atyre 350 mijë vetave që ndenjën në shtëpi, 150 mijë të këtyre që nuk u dukën dhe 200 mijë tuajët bënë diferencën, ata që mungonin. Ju e keni fajin që nuk nxorët njerëzit në votim, për atë sa ju takon fajin tuaj. Ajo është ajo që solli këtë realitet këtu sot”, shtoi më tej ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA