Rrjetet sociale falë shtrirjes së madhe janë bërë mënyra më e preferuar e komunikimit të mashtruesve.

I tillë është edhe rasti që Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes, ku një pseudo-menaxher  kishte postuar njoftim për punë në Zvicër. Menaxheri përdorte një firmë pastrimi shumë të madhe  në Zyrih për të kontaktuar me vajzat, ku më pas si kusht kryesor punësimi kishte që ato të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Rasti u denoncua nga një vajzë e quajtur Lorena e cila e kishte përsuar vetë. Ajo tregon se ka punuar në Zvicër si dado fëmijësh dhe duke kërkuar ka parë njoftimin për vende pune të lira në një firmë pastrimi banesash. Ajo ka kontaktuar me numrin e afishur në njoftim dhe nga ana tjetër e telefonit i është përgjigjur dikush që ishte prezantuar me emrin Mërgim.  I riu  35 vjeçar siç ishte prezantuar punonte menaxher në këtë firmë në Zyrih dhe pa ndrojtje i kërkon Lorenës foto dhe moshën e më pas kushtin që duhet të punoje tek firma e tij. ” Të bësh seks me mua 1 herë në javë, rrogën e vendos vetë sa të duash” këto ishin fjalët e shkruara në whatsapp nga menaxheri.

Lorena shprehet se u shokua nga gjuha e përdorur  dhe nga kushtet e punës. “Ai shkruante se të paguante biletën e avionit, rrogën shumë të lartë” shprehet Lorena dhe në bazë të performancës seksuale nënshkruhej edhe kohëzgjatja e kontratës së punës. Të njëjtën gjë denoncuesja tregon se ky person ka bërë edhe me shoqet e saja që janë interesuar për punë. Ajo pohon se asnjëra nuk ka pranuar, por që do ta denoncojë si rast, pasi nuk do që femra të tjera të mashtrohen dhe mashtruesi të dënohet.

Pas denoncimit nga qytetarja, gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me personin që mashtronte, duke kërkuar punë në firmën e pastrimit. Personi që ofronte këto punë u prezantua me emrin Mërgim Osmani, nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut

Komunikimi me personin në fjalë u bë në rrjetet sociale, aty ku kishte shpallur njoftimin për vende pune së bashku me numrin e celularit.

Në fillim të bisedës, personi kërkon identitetin e vajzës dhe foto të saj. Ai përgjigjet se i pëlqen pamja dhe mund t’i presë menjëherë biletën për të shkuar në Zvicër. Personi, duke nisur nga fotoja, i ofron punë si sekretare personale në firmën e tij. Por ka edhe një kusht “të bëhesh e imja dhe të punosh”. Pyetjes se çfarë kuptimi “e imja”, ai përgjigjet shkurt “e dashura”.

Gazetarja dhe personi në fjalë vijojnë bisedën për kushtet e punës, për rrogën. Ai shkruan se “rrogën ta jap sa të kërkosh”, por vijon sërish me kushtin që një herë në javë të bëjnë seks. Personi e vijon bisedën, jo për kushtet e punës, por për aftësinë në shtrat të “punonjëses”. Dhe nëse atij i pëlqen kjo aftësi, ai të zgjat kontratën e punës dhe të shton rrogën.

Personi ishte i gatshëm që ta bënte kontratën deri në 2 vite, sërish nëse punonjësja bëhej e tij të paktën 1 herë në javë. Gazetarja e refuzon disa herë ofertën, duke u fokusuar më shumë te puna në firmë. Por ai i shkruan se ishte i gatshëm që për disa ditë t’i priste biletën e udhëtimit nga Shqipëria në Zvicër. Akomodimin e siguronte ai. Por, gjithmonë parësor kishte kushtin e provës (seks).

Ai i shkruan se, në momentin që punonjësja do të shkonte në Zvicër, të shkonin bashkë në hotel dhe më pas të diskutonin për kushtet e punës. Në biseda i tregon edhe adresën e punës, e cila sipas tij ishte në Zyrih. Po ashtu gazetarja i kërkon një foto të tij e cila nuk ishte e njëjtë me atë që i kishte nisur Lorenës.

Gazetarët e Fiks Fare vijojnë hulumtimet në internet, teksa gjejnë disa njoftime ku i njëjti person kërkonte punonjëse kujdestare fëmijësh. Gjithmonë vendi i punës ishte në Zvicër. Fiksi e kontakton me një numër dhe identitet tjetër.  Por personi që përgjigjet bën të njëjtën bisedë. Skema është e njëjtë, ai kërkon foto dhe nëse e pëlqen fizikisht, do të vendosë nëse do e marrë në punë!

Fiksi vendosi që të bëj një video-telefonatë me personin që ofron vende pune. Por u pa që nuk ishte asnjë nga personat e fotografive që i kishin çuar si gazetares ashtu edhe denoncueses.

Ndërkohë, vajza që denoncoi te Fiksi këtë person, ishte rikthye në Zvicër ku punon si kujdestare fëmijësh në një familje. Ajo shkoi te adresa e firmës që pretendonte personi se ishte e tija, por aty nuk gjeti as firmë dhe as person. Pra çdo gjë ishte mashtrim.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA