Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, të enjten ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Twitter, Chollet tha se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri. Ai më tej ka shkruar se zbatimi i Asociacionit do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke.

“Biseda e mirë me kryeministrin Albin Kurti pas takimit të negociatorëve. Theksoi se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimi i Asociacionit (ASM) do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke”, ka shkruar Chollet.

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Chollet e ka vlerësuar si pozitive thirrjen me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për nevojën dhe përparim në normalizimin me Kosovën.

Ai ka thënë se SHBA-ja vazhdon të shtyjë për përparim të menjëhershëm në Asociacion dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet vendore.

“Thirrje e mirë me presidentin Vuçiç për nevojën për përparim në normalizimin me Kosovën. SHBA-ja vazhdon të shtyjë për përparim të menjëhershëm në ASM dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet vendore. Theksoi se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri”, ka shkruar Chollet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA